Gjykata Themelore e Pejës ka caktuar masën e paraburgimit prej një (1) muaji ndaj M.N., i dyshuar për veprën penale “Dhunimi”, rast i raportuar në komunën e Deçanit.
Sipas njoftimit fillestar të Policisë së Kosovës, rasti ishte raportuar në mbrëmjen e 25 janarit 2026, rreth orës 00:01, dhe ishte cilësuar si “Dhunim”, duke kaluar në procedurë hetimore.
https://pejanefokus.net/arrestohet-nje-person-per-dhunimin-e-nje-femre-ne-decan/
Sot, Gjykata Themelore në Pejë – Departamenti për Krime të Rënda, me gjyqtarin e procedurës paraprake Shaqë Curri, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Pejë për caktimin e masës së paraburgimit.
Në njoftimin e saj, gjykata thekson se:
“Për shkak të dyshimit të bazuar se i pandehuri M.N. ka kryer veprën penale ‘Dhunimi’, si dhe për shkak të ekzistimit të kushteve ligjore për caktimin e kësaj mase, është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji.”
Sipas vendimit të gjykatës, paraburgimi llogaritet nga data e arrestimit të të pandehurit, 26 janar 2026, në ora 12:00, dhe do të zgjasë deri më 25 shkurt 2026, në ora 16:00./Pejanefokus.net.
