Nxënësit e “Asdrenit” në Pejë provuan artin e karatesë

Në kuadër të projektit “Karateja në Shkolla” të KK IPPON Pejë, trajneri i njohur Nazmi Iberdeman demonstroi bazat e karatesë me nxënësit e klasave V/1 dhe V/2 në ShFMU “Asdreni” Pejë, me përkrahjen e arsimtareve Hatixhe Kelmendi, Elmaze Përgjegjaj dhe asistentes personale Saranda Haxhiu.

Nxënësit shfaqën entuziazëm dhe interesim të madh për sportin, duke provuar lëvizjet bazë dhe duke mësuar rregullat e këtij arti luftarak.

Drejtoresha Agime Lajqi vlerësoi iniciativën si një mënyrë për të afruar sportin dhe aktivitetet fizike tek të rinjtë./pejanefokus.net/sport.

LEXO EDHE: