Paralajmërohen masa të ashpra për ndërtimet ilegale përfshi Rugovën

Pas vendimit të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor për ndalimin e të gjitha aktiviteteve ndërtimore pa leje brenda Parqeve Kombëtare “Bjeshkët e Nemuna” dhe “Sharri”, autoritetet paralajmërojnë masa të ashpra kundër shkelësve, duke përfshirë edhe rajonin e Rugovës.

Sipas vendimit të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor:
– Ndalohet hyrja dhe transporti i çdo materiali ndërtimor dhe makinerie pa autorizim të posaçëm.
– Autoritetet kanë të drejtë të ndalojnë dhe sekuestrojnë përkohësisht mjetet dhe materialet që tentojnë të hyjnë në park pa leje.
– Do të ngriten kallëzime penale për subjektet që kryejnë ndërtime pa leje sipas Kodit Penal të Kosovës.
– Pikat e kontrollit në hyrje të Parqeve Kombëtare do të menaxhohen nga Drejtoritë e Parqeve Kombëtare, në mbështetje të Policisë së Kosovës dhe Inspektoratit Qendror, për kontroll dhe sekuestrim të mjeteve dhe materialeve.

Ky vendim, spas MMPH-sl, vjen me qëllim të parandalimit të dëmeve në mjedis, mbrojtjes së zonave të mbrojtura dhe ruajtjes së bukurive natyrore, duke përfshirë Rugovën, një nga rajonet më ikonike të Bjeshkëve të Nemuna./Pejanefokus.net.

LAJMI PARAPRAK RRETH RASTIT NË LINK: https://pejanefokus.net/ndalohet-ndertimi-ilegal-ne-bjeshket-e-nemuna-reagojne-banoret/

LEXO EDHE: