Pastrim i parave në Pejë – Ngritet aktakuzë ndaj një personi

Prokuroria Themelore në Pejë njoftoi sot se ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit A.V. për veprën penale “Pastrim i parave”.

Sipas aktakuzës, njoftimin për të cilën e bëri të ditur Zyra për Media e Prokurorisë Themelore në Pejë:”I pandehuri A.V. me datë 26 shtator 2019 në Pejë, duke qenë në dijeni se pasuria e caktuar buron nga ndonjë formë e aktivitetit kriminal, transferon pasurinë me qëllim të fshehjes apo të maskimit të natyrës apo burimit, deponon në bankë shumën prej 50.000 (pesëdhjetëmijë) euro kinse nga shitja e shtëpisë dhe merr kredi bankare në shumën prej 20.000 (njëzetmijë) euro, ku të gjitha të hollat, i transferon në dy llogari bankare të shitësve A.Ll dhe A.Ll në shumë totale prej 70.000 (shtatëdhjetë) mijë euro, me të cilët lidh edhe kontratë, e që në fakt nga shitja e shtëpisë nuk pranon asnjë të hyrë”.

Sipas Prokurorisë Themelore të Pejës, me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se i pandehuri ka përmbushur elementet e veprës penale të përshkruar si më lartë, ndërsa prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që të pandehurin ta shpallën fajtor dhe të dënoj sipas ligjit për veprën penale e cila i vihet në barrë./Pejanefokus.net.

LEXO EDHE: