Peja në lëvizje: Policia, Spitali dhe seanca e për Epopenë e UÇK-së

Peja është përfshirë nga disa zhvillime të rëndësishme në siguri, shëndetësi, infrastrukturë dhe nivel institucional.

Gara shpejtësie në magjistralen Pejë–Prishtinë
Policia e Kosovës ka shqiptuar dy gjoba ndaj drejtuesve të automjeteve që po zhvillonin gara shpejtësie në magjistralen Pejë–Prishtinë, duke rrezikuar sigurinë në komunikacion.

Njëri drejtues është proceduar për në Gjykatë, ndërsa tjetri është dënuar me 500 euro gjobë, 5 pikë negative dhe sekuestrim të patentës për një vit.

10 foshnje të lindura në Spitalin e Pejës
Gjatë 24 orëve të fundit, në Spitali i Përgjithshëm në Pejë kanë lindur 10 foshnje të shëndetshme – 4 djem dhe 6 vajza.

Sipas të dhënave, mesatarja javore e lindjeve në këtë institucion shëndetësor sillet nga 20 deri në 25 foshnje.

Seancë solemne për Epopenë e UÇK-së
Për nder të Epopesë së UÇK-së, Kuvendi i Komunës së Pejës do të mbajë seancë solemne, e para e këtij lloji në 12 vitet e fundit.

Pika e vetme e rendit të ditës do të jenë fjalimet e kryesuesit dhe shefave të grupeve parlamentare.

Bllokohet rruga tek Kalaja e Dollcit
Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar për bllokimin e segmentit Pejë–Prishtinë, tek Kalaja e Dollcit, për shkak të sanimit të një problemi në urë.

Sipas njoftimit, bllokimi pritet të zgjasë deri në 48 orë nga ora 08:00 e mëngjesit të së mërkurës, ndërsa deri tani nuk ka njoftim për zhbllokim./Pejanefokus.net.

LEXO EDHE: