Peja sot në zi – tre figura të njohura i jepen dheut

Peja vetëm gjatë ditës së djeshme ka humbur tre figura të njohura të qytetit, emra që për vite me radhë lanë gjurmë në arsim dhe në jetën institucionale.

Zyrafete Hasku, 82-vjeçare, mësuese për shumë vite në Shkolla “Lidhja e Prizrenit”, kujtohet nga gjenerata të tëra nxënësish për përkushtimin dhe dashurinë ndaj profesionit.

https://pejanefokus.net/nderron-jetemmesuejsa-zyrafete-bujupi-hasku-varrimi-ne-ora-1600/

Varrimi bëhet sot në ora 16:00.

Prof. Sadik Berisha, 68-vjeçar, profesor i Kimisë për dekada në Gjimnazi “Bedri Pejani”, ishte një nga emrat më të njohur të arsimit të mesëm në Pejë, duke kontribuar deri në pensionim në formimin e shumë brezave.

https://pejanefokus.net/nderron-jete-profesori-i-njohur-i-gjimnazit-bedri-pejani/

Varrimi bëhet sot në ora 15:00.

Pashk Vuksani, 60-vjeçar, inspektor i punës, i njohur për angazhimin e tij institucional ndër vite.

https://pejanefokus.net/2886-2/

Varrimi bëhet sot në ora 14:00 në fshatin Gllaviqicë.

Një ditë e rëndë për Pejën.

Ngushëllime të sinqerta familjeve, miqve dhe të gjithë atyre që i njohën dhe bashkëpunuan me ta./Pejanefokus.net.

LEXO EDHE: