Pensionohen dy mjekë të njohur në Spitalin e Pejës

Një ditë e veçantë për Spitali i Përgjithshëm në Pejë, ku dy specialistë të shquar shënojnë përfundimin e karrierës së tyre të gjatë dhe të suksesshme.

Dr. Zenel Ahmetaj, neurolog i përkushtuar, dhe Dr. Naim Morina, radiolog me eksperiencë të madhe, pensionohen sot pas shumë viteve shërbimi në këtë institucion shëndetësor.

Të dy mjekët kanë kontribuar në mënyrë të jashtëzakonshme në trajtimin e pacientëve dhe në zhvillimin e shërbimeve të tyre respektive. Përkushtimi, profesionalizmi dhe përgjegjësia e tyre kanë lënë gjurmë të thella te kolegët dhe pacientët.

Në emër të menaxhmentit dhe stafit, ata u falënderuan për punën dhe angazhimin ndër vite, duke u uruar shëndet, gëzim dhe një kapitull të ri të jetës të mbushur me qetësi e lumturi./Pejanefokus.net.

LEXO EDHE: