Pensionohet themeluesi i Fakultetit të Agrobiznesit në Pejë 

Profesor Ismajl Cacaj ka dalë në pension, duke përmbyllur një kapitull të rëndësishëm të jetës së tij akademike dhe duke lënë trashëgimi në Fakultetin e Agrobiznesit, pranë Universitetit publik “Haxhi Zeka” në Pejë.

Si themelues i fakultetit, ai ka kontribuar që nga hapat e parë, duke formësuar breza studentësh dhe duke ndikuar në zhvillimin e agrobiznesit dhe bujqësisë.

Gjatë viteve, Profesor Cacaj ka dhënë kontribut me profesionalizëm, integritet dhe përkushtim, duke ndërtuar kulturën akademike dhe frymën e bashkëpunimit brenda fakultetit.

“Profesor Cacaj ka qenë një shembull i përkushtimit dhe profesionalizmit; trashëgimia e tij do të mbetet pjesë e identitetit të Fakultetit dhe të Universitetit tonë, thuhet në njoftimin e Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë./Pejanefokus.net.

LEXO EDHE: