Policia kap drogë në rrugën e “Peklenës” në Pejë

Rruga e “Peklenës” në periferi të Pejës, e njohur për shetitje dhe piknik gjatë ditës, ka rritur vëmendjen e policisë pas disa veprimeve të dyshimta gjatë mbrëmjes së 22 shkurtit 2026.

Policia e Kosovës ka shtuar patrullimet në këtë zonë, ku gjatë një kontrolli është ndaluar një automjet me targa vendore dhe është gjetur një sasi droge e dyshuar.

Sipas njoftimit për media të Zyrës për Media të Policisë: “Rruga e Peklenës, Pejë / 22.02.2026 – 21:30. Policia gjatë patrullimit ka ndaluar automjetin me targa vendore të drejtuar nga i dyshuari mashkull kosovar. Gjatë kontrollit te i dyshuari është gjetur dhe konfiskuar një sasi substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë (rreth 3 gram). I dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt hetimore.”

Policia e Pejës vazhdon patrullimet në zonë për të parandaluar aktivitetet e dyshimta dhe apelon tek qytetarët për bashkëpunim dhe vigjilencë./Pejanefokus.net.

LEXO EDHE: