Dy shitës ambulantë janë kapur duke tregtuar sende ilegale në rrugën “Qarshi e Gjatë” në Pejë, ku janë konfiskuar 31 briskë dhe 9 boksa të hekurit.
Policia tha se rasti ka ndodhur sot rreth orës 10:00, kur Stacioni Policor Pejë, në bashkëpunim me inspektorët e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, ka ndërhyrë në dy lokacione të ndryshme.
Sipas njoftimit zyrtar, “sendet janë konfiskuar nga inspektorët kompetentë, të cilët do të vazhdojnë me procedurat ligjore ndaj kryerësve.”
Autoritetet kanë paralajmëruar vazhdimin e kontrolleve për të parandaluar tregtinë ilegale në qytet./Pejanefokus.net
