Gazetari Imer Mushkolaj ka publikuar një skicë të gazetës “Bujku”, ku më 7 mars 1998 raportohej vdekja e komandantit legjendar, Adem Jashari.
Në Prekaz (Drenicë), më 5–7 mars 1998, forcat serbe sulmuan familjen Jashari, duke vrarë rreth 58 anëtarë, përfshirë gra, fëmijë dhe vetë Adem e Hamëz Jasharin.
Vetëm një vajzë e vogël mbijetoi.
Ndryshe, masakra e Prekazit u bë simbol i sakrificës së shqiptarëve dhe forcoi mobilizimin drejt UÇK-së, duke ndikuar edhe në ndërhyrjen ndërkombëtare të NATO-s./Pejanefokus.net/N’Fokus+/
