Sindikata e punëtorëve të ‘Hidrodrinit’ duan rritje pagash

Shoqata Sindikale e Punëtorëve të KRU “Hidrodrini” ka njoftuar se gjatë takimit të Kryesisë më 11 mars 2026 është diskutuar gjendja e punëtorëve dhe funksionimi i ndërmarrjes.

Sindikata ka theksuar nevojën urgjente për rritje të pagave, duke marrë parasysh rritjen e kostos së jetesës dhe rëndësinë e punës së sektorit të ujësjellësit.

“Rritja e pagave duhet të trajtohet sa më shpejt dhe të jetë prioritet i Qeverisë dhe i Ministrisë së Ekonomisë,” – thuhet në njoftimin e Sindikatës.

Njëkohësisht, Sindikata do t’i dërgojë kërkesë zyrtare Ministres së Ekonomisë, znj. Artana Rizvanolli, për të diskutuar këto çështje dhe për të nxitur emërimin e Bordit të Drejtorëve, i cili konsiderohet thelbësor për stabilitetin dhe zhvillimin e ndërmarrjes.

Sindikata deklaron se mbetet e përkushtuar për mbrojtjen e të drejtave dhe mirëqenien e punëtorëve.

Ndryshe, kjo sindikatë pati mbajtur disa greva në dhjetor 2025, me kërkesat përfshijnë rritje lineare të pagave prej 110 euro, barazim të shujtës së mëngjesit në vlerë 5 euro dhe pagesën e pagës së 13-të. /Pejanefokus.net.

Lajmi paraprak në link: https://pejanefokus.net/pezullohet-greva-e-punetoreve-te-hidrodrinit/

LEXO EDHE: