Tentoi të vënte flakën në banesën e një femre në Pejë – arrestohet një person

Një person është arrestuar pasditen e djeshme në Pejë, nën dyshimin se kishte thyer derën e banesës së një gruaje dhe kishte tentuar t’i vënte flakën. Policia ka arritur ta ndalojë aktin në kohë.

Sipas Policisë: “Është arrestuar i dyshuari, mashkull kosovar, pasi që kishte thyer derën e banesës së viktimës, femër kosovare, dhe më pas kishte tentuar t’ia vë flakën, mirëpo policia kishte arritur ta ndalojë.”

Policia bën me dije se i njëjti person kishte urdhër mbrojtës që nuk e kishte respektuar.

Rasti është ciësuar si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshsëm”, andaj me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet lidhur me ngjarjen vazhdojnë./Pejanefokus.net.

LEXO EDHE: