Trepça kësaj here nuk e pati lehtë në Pejë

Kampionia aktuale e basketbollit kosovar, Trepça, ka arritur fitore dramatike ndaj Pejës me rezultatin 98:95, pas vazhdimeve.

Ndeshja në palestrën “Karagaçi” ishte me shumë emocione, ku në minutat e fundit vendasit barazuan rezultatin 87:87 me treshën e Musab Malës, duke dërguar ndeshjen në vazhdime. Vendimtare ishte treshja e Ja’Cori Payne rreth me sirenë që i dha Trepçës fitoren.

Performanca kryesore:
Trepça: Ja’Cori Payne – 27 pikë, 5 kërcime, 3 asistime, ndërsa tek Peja, Cesare Edwards me 30 pikë, 17 asistime.

Pas këtij rezultati, Trepça mban vendin e parë me 19 fitore e 3 humbje, ndërsa GO+Peja renditet e katërta me 10 fitore e 12 humbje./Pejanefokus.net/Sport.

LEXO EDHE: