Një person rreth 58-vjeçar u raportua i vdekur papritmas mëngjesin e sotëm në vendin e tij të punës, në rrugën “Papa Klimenti” në Pejë, shkruan portali Peja në Fokus, e më pas rasti u konfirmua edhe nga Policia e Kosovës.
Sipas dëshmitarëve, viktima punonte në një pompë derivatesh në atë rrugë dhe vdekja ndodhi papritur në vendin e punës. Vendin e ngjarjes e siguruan njësitet policore menjëherë pas raportimit.
Më pas, policia ka dalë me një deklaratë zyrtare përmes zëdhënësit Fadil Gashi:
“Rreth orës 05:00, policia u njoftua nga Emergjenca e qytetit në Pejë se një person ishte dërguar pa shenja jete. Vdekjen e konstatoi mjeku kujdestar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante dhe kanë nisur hetimet,” ka thënë Gashi.
Hetimet lidhur me rrethanat e ngjarjes vazhdojnë dhe për momentin nuk ka detaje shtesë zyrtare.
Peja në Fokus do të vazhdojë të ndjekë ngjarjen dhe do të publikojë çdo zhvillim të ri lidhur me këtë rast./Pejanefokus.net.
LAJMI PARAPRAK RRETH RASTIT NË LINK: https://pejanefokus.net/vdes-ne-vendin-e-punes-ne-peje-nje-person-me-peje/
