Vrasje në tentativë dhe dhunë në familje në Pejë – një i arrestuar

Një person është arrestuar të hënën e 2 marsit në Pejë, pasi dyshohet në mëngjesin e asaj dite se kishte kryer vrasje ne tentativë dhe dhunë në familje.

Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës, teksa veprat janë cilësuar si “Vrasje në tentativë” dhe “Dhunë ne familje”, në raste të ndara.

Sipas raportit policor nënkuptohet se veprën e dhunës në familje e kishte kryer ndaj dy familjarëve të tij, ndërsa veprën e vrasjes në tetantivë e kishte kryer ndaj nje personi tjetër.

“Lidhur me rastet e lartcekura është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi i njëjti dyshohet se e kishte kryer veprën e parë ndaj viktimës mashkull kosovar, ndërsa dy viktimave të tjerë/familjarë (një mashkulli dhe një femre kosovare) dyshohet se u kishte shkaktuar dhunë fizike dhe psikike.”

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./Pejanefokus.net.

LEXO EDHE: