Zyra e LDK-së në Pejë jepet me qira – çfarë po ndodh me partinë?

Faqja “Mega Prona”, e cila merret me patundshmëri, ka publikuar një njoftim ku objekti ku ndodhet zyra e LDK-së në Pejë, e cila udhëhiqet nga Gazmend Muhaxheri, po ofrohet me qira.

Ky zhvillim vjen në një kohë kur LDK-ja po përgatitet për Kuvendin Qendror më 31 janar dhe kur degët lokale kanë shprehur mbështetje për kryetarin aktual Lumir Abdixhiku, ndërsa ish-kryeministri Avdullah Hoti ka njoftuar kandidaturën e tij.

https://pejanefokus.net/ldk-ja-nje-percarje-e-re-ne-horizont-apo-vetem-debate-per-karriget/

Për momentin, nuk ka koment zyrtar nga LDK-ja për këtë qiramarrje, por lajmi rrit interesin dhe pyetjen: A po ndodhin ndryshime më të thella brenda partisë edhe në nivel lokal? /Pejanefokus.net.

LEXO EDHE: