Peja po mirëpret një nga ngjarjet më të rëndësishme sportive shkollore në vend, “Java e Gjimnaziadës 2026”, e cila do të zhvillohet deri më 17 prill.
Ky aktivitet,sipas njoftimit zyrtar, organizohet nga Komuna e Pejës, përkatësisht Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, në bashkëpunim me Federata e Sportit Shkollor dhe Sportin Shkollor Pejë.
Në këtë edicion marrin pjesë rreth 600 nxënës, vajza dhe djem, nga 7 regjione dhe 18 komuna të Republika e Kosovës, të cilët do të garojnë në pesë disiplina sportive.
Aktivitetet do të zhvillohen kryesisht në Palestra Karagaçi, por edhe në palestrat e tjera të shkollave në qytet.
Qëllimi i kësaj ngjarjeje është promovimi i sportit shkollor, zhvillimi i frymës garuese dhe forcimi i bashkëpunimit dhe miqësisë ndërmjet të rinjve nga e gjithë vendi.
Si qytet nikoqir, Peja po e mirëpret me krenari këtë organizim, duke u kthyer për tri ditë në qendër të sportit shkollor në Kosovë./Pejanefokus.net.
Komuna e Pejës ka publikuar edhe agjendën zyrtare të këtij aktiviteti – detaje në link: https://www.facebook.com/share/p/1CcaiUTFpD/
