Dikur në qytetin e Pejës vepronte Ndërmarrja Tregtare Shoqërore (N.T.Sh) “17 Nëntori”, një nga subjektet më të njohura tregtare të kohës.
Pjesë e saj ishte edhe qendra tregtare “Shtëpia e Mallrave”, e paraqitur në këtë fotografi, ku kanë punuar shumë punëtorë dhe shitës të kualifikuar nga Peja.
Ndërmarrja në atë kohë kishte në përbërje edhe disa lokale të tjera të shpërndara në qytet, duke qenë një strukturë e rëndësishme tregtare e periudhës.
Sot, kjo ndërmarrje nuk ekziston më në formën e saj të dikurshme, pasi ka kaluar në proces privatizimi, ndërsa objekti në foto njihet si qendra tregtare “Hari Bajraktari”. /Pejabiznes/Pejanefokus.net.
