Kampioni austriak i boksit nga Peja, Dielli Vranoci ka ndarë një moment emocional me vëllain në ring, i cili shënon kulmin e një rrugëtimi të gjatë për boksierin nga Peja.
Vranoci, javë më parë fitoi titullin e kampionit në boksin austriak.
Krah tij qëndron vëllai dhe bashkëluftëtari i jetës, Petriti – figura që Dielli e cilëson si forcën e tij më të madhe.
Në këtë moment emocional, ai shkroi: “Momente të tilla nuk mund të shpjegohen — vetëm të ndihen. Ne filluam nga asgjëja, kaluam çdo sfidë, dhe tani jemi këtu, krah për krah.
Vëllai im, forca ime”.
Vëllai im, forca ime”.
Një histori vëllazërie, sakrifice dhe triumfi që tejkalon ringun./Pejanefokus
