Fitore e madhe në përqindje në Pejë, por me besim të ulët

Më 9 nënttor 2025 është mbajtur mbajt raundi i dytë i zgjedhjeve lokale, ku Gazmend Muhaxheri i LDK-së fitoi me 61.15% të votave, ndërsa Taulant Kelmendi i LVV-së mori 38.85%.

Në votime morën pjesë vetëm 26.97% e qytetarëve me të drejtë vote, të regjistruar në listën e votuesve në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve – KQZ.

Si rrjedhojl, Muhaxheri ka marrë mbështetjen e rreth 16.5% të elektoratit të përgjithshëm, ndërsa Vetëvendosje rreth 10.5%.

Rreth 73% e qytetarëve nuk votuan për askënd. Ata nuk dolën për të votuar.

Ndryshe, procesi i votimit është zhvilluar kryesisht pa incidente, ndërsa disa dyshime për parregullsi janë duke u shqyrtuar nga autoritetet përkatëse.
Fitore numerike për LDK-në, por sinjal i qartë i ftohjes së interesimit dhe besimit qytetar në politikën lokale./Pejanefokus.

LEXO EDHE: