Më 11 nëntor 2025 në qendër të Pejës, një familje ka gjetur një shumë prej rreth 5000 eurosh, të cilat i kishin humbur një ndërmarrësi i qytetit.
Pala e dëmtuar kishte raportuar rastin në polici dhe më pas kontaktoi me redaksinë e Peja në Fokus.
Por nga ana tjetër, edhe familja që i gjeti paratë vullnetarisht raportoi gjetjen tek Redaksia.
Me ndërmjetësimin e Peja në Fokus, shuma është dorëzuar te pronari i saj./Pejanefokus
