Cena ndan sekretin e shëndetit të tij

Sportisti dhe pjesëtari i Policisë së Kosovës, Anton Cena, ka publikuar një foto duke ngrënë dhe ka shkruar sekretin e shëndetit të tij.

“Faktet kryesore për një shëndet të mirë janë të thjeshta, por shumë të vlefshme: Ushqimi i shëndetshëm, sporti dhe lëvizja e rregullt çdo ditë, si dhe kujdesi për trupin e mendjen. Darka ime çdo mbrëmje është e lehtë dhe e pastër: vetëm fruta të stinës me kos shtëpie.”- thotë Cena.
Ai thekson rëndësinë e ushqimit të shëndetshëm dhe aktivitetit fizik për mirëqenien e përditshme./Pejanefokus

LEXO EDHE: