Letërsia e re shqipe po pasurohet me një zë të veçantë nga Peja, siç është shkrimtari i ri, por tashmë i afirmuar, Rijad Berisha, i cili ka publikuar librin e tij të gjashtë poetik me titull “Pasthirmë vajesh”, një vepër që pritet të zgjojë emocione të forta dhe të hapë horizonte të reja interpretimi në poezinë bashkëkohore.
Berisha, aktualisht student në Fakultetin e Filologjisë dhe kryetar i Departamentit të Letërsisë Shqipe, po konsiderohet ndër zërat më premtues të poezisë moderne.
Poezitë e librit të ri janë përkthyer në gjuhën angleze, kroate dhe gjermane, duke dëshmuar interesin ndërkombëtar për krijimtarinë e tij.
E krijimtaria e deritanishme letrare e Rijad Berishës përfshin këto tituj:
– “Rrëfimi i Mendjes” – (botoi Libri Im)
– “Katrahurë Çastesh” – botoi Libri Im
– “Aortë Jete” – (botoi Lena Grafik)
– “Piedestale Stinësh” – (botoi Libri Im)
– “Shakullinë Kumtesh” – (botoi Libri Im)
Me “Pasthirmë vajesh”, Berisha vijon rrugën e tij krijuese duke sjellë një poetikë të thellë, introspektive dhe universale, që rezonon me lexuesin modern dhe ruan thelbin e shpirtit shqiptar.
Peja vazhdon të dëshmohet si vatër e talenteve letrare, ndërsa Rijad Berisha po e shndërron krijimtarinë e tij në një urë komunikimi poetik mes kulturave./Pejanefokus
