Në qytetin e Pejës, pothuajse shumica e familjeve tashmë kanë eliminuar përkohësisht ose përherë ngrohjen me dru dhe shporet gjatë dimrit, sidomos në banesa kolektive.
Një shqetësim i zakonshëm i përdoruesve është shfaqja e opsionit “DF” në ekran, e që do të thotë Defrost (shkrirje akulli), e cila shfaqet kur njësia e jashtme krijon akull në temperatura të ulëta.
Ky proces është normal dhe zgjat disa minuta; gjatë tij kondicioneri mund të fryjë ajër të vakët, teksa për ta eliminuar shqetësimin, duhet të pritni të përfundojë procesi, andaj mos e fikni pajisjen dhe sigurohuni që njësia e jashtme të mos jetë e mbuluar ose e penguar.
Sidoqoftë sikurse për çdo paisje, edhe kondicionerëet kane rregullat e tyre për përdorim dhe mirëmbajtje, sikurse janë:përdorimi i opsioni “HEAT”, si dhe pozicionimi i temperaturës 24–26°C, “FAN AUTO”, ndërsa mos e fik/ndez shpesh kondicionerin– lëreni të punojë vazhdimisht për ngrohje më efikase.
Pastroni filtrat çdo 2–4 javë ose sipas përdorimit; pastrimi i rregullt siguron ajër të pastër dhe ngrohje më të mirë, si dhe mos e mbuloni njësinë e jashtme si dhe mos prisni ngrohje të menjëhershme si radiator.
Rastet kur ju duhet të kërkoni asistencën e servisimit të kondicionerëve nuk janë të pakëta, andaj disa nga rastet ku duhet mbase doemos ta thërrisni serviserin e tyre janë edhe ato kur: Ajri del vazhdimisht i vakët edhe pas 15–20 minutash në “HEAT”, dhoma nuk ngrohet(kur ajo është e izoluar), shfaqjet e përsëritura e të opsionit “DF” që zgjat tepër ose nuk përfundon, shfaqja e tingujve të pazakontë ose shkrirje e dobët e njësisë së jashtme, apo edhe rastet kur kondicionerët tuaj kane ritje të madhe të shpenzimeve të energjisë.
Por, duhet të jemi të kujdesshëm edhe të mos jemi aq të bezdisshëm në raport e serviserët e kondicionerëve, andaj duhet ta dimë edhe se kur nuk duhet lajmru servisi, sikurse në rastet ku “DF” shfaqet normalisht për disa minuta, apo kur ajri del i vakët për pak minuta pas ndezjes (proces normal i ngrohjes).
Këshillë: përdorimi i saktë dhe i durueshëm i kondicionerit ruan pajisjen, kursen energji dhe zvogëlon nevojën për servis./Pejanefokus.net.
