Klubi i basketbollit Peja mposhti Sigal Prishtinën me rezultat 98:67 në javën e 12-të të Superligës, në palestrën e sporteve “Karagaçi”, në Pejë.
Basketbollisti Skyler Flatten u dallua te Peja me 21 pikë, shtatë kërcime dhe shtatë asistime, ndërsa te Prishtina u shquan Arian Azemi me 19 pikë dhe Kelby Kramer me 16 pikë.
Kjo fitore e rëndësishme, që ngre Pejën në tetë fitore e katër humbje, nuk ishte thjesht një sukses sportiv, andaj ekipi vendosi ta dedikojë triumfin njërit nga themeluesit dhe shpirtin udhëheqës të klubit, Mehmet Gashi – Metit, i cili ndërroi jetë në moshën 63-vjeçare në natën e ndeshjes.

“Në ditën e ndarjes nga jeta, fitoren e sotme ja dedikojmë Metit. Faleminderit për gjithçka që bëre për klubin tonë dhe për sukseset që ndamë së bashku” – tha ekipi në një telegram ngushëllimi.
Një fitore që emocionon, një dedikim që prek zemrat e pejanëve, Peja nuk harroi Metin, dhe e nderoi përmes basketbollit./Pejanefokus.net.
