Policia ka ndaluar një automjet në Dollc të Klines, ku në bagazhin e tij janë gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjuetie, një pistoletë dhe dy karikatorë.
Ngjarja sipas Policisë së Kosovës ka ndodhur të enjtën mbrëma, rreth orës 19:30 të mbrëmjes.
Personi që e drejtonte automjetin është intervistuar dhe më pas i liruar, kurse rasti klasifikohet si armëmbajtje e paautorizuar./Pejanefokus.net.
