Pejani Dardan Berisha, më i miri i basketbollit 2025

Federata e Basketbollit e Kosovës, në një Mbrëmje Gala, ka shpallur më të mirët e basketbollit të Kosovës për vitin 2025.

Te meshkujt, çmimi për më të mirin e vitit i është ndarë Dardan Berishës dhe është dorëzuar nga Kryetari i FBK-së, Arben Fetahu.

Ndërkaq, te femrat, më e mira e vitit është shpallur Malvina Haziri, çmim që iu dorëzua nga Sekretarja e Përgjithshme e FBK-së, Elvira Dushku./Pejanefokus.net.

LEXO EDHE: