Në javën e 13-të të Superligës së Kosovës në basketboll, Peja u mund në shtëpi nga Bashkimi i Prizrenit me rezultat 118–119 në palestrën “Karagaçi”.
Ndeshja ishte spektakolare: Peja ishte në epërsi, por mysafirët e barazuan në 91–91 në kohë të rregullt dhe 104–104 pas vazhdimeve të para.
Në shtesën e dytë, Bashkimi arriti të marrë një pikë më shumë dhe triumfoi.
Te Peja u dallua Tajh Green me 35 pikë, ndërsa te Bashkimi më i mirë ishte Kyan Anderson me 29 pikë.
Me këtë fitore, Bashkimi ruan vendin e dytë në tabelë, ndërsa Peja mbetet e treta./Pejanefokus.net.
