Mbi tre dekada LDK – me rrënjë të forta edhe në Pejë

Lidhja Demokratike e Kosovës-LDK shënon 36 vjetorin e saj në Kosovë, ndërsa në Pejë funksionon tash e 34 vite, e që pashmangshëm kur kujtohen këto data, dalin në pah edhe figurat e asaj nisme politike në nivel lokal, për të mirën e shoqërisë në përgjithsësi, me pikënisjen e veprimtarit pejan, Prof.Ymer Muhaxheri si themeluesi i parë më 1990, i cili ishte edhe xhaxhai i Gazmend Muhaxherit, kreut aktual të Komunës së Pejës.

(Fotografia në krye të artikullit, e huazuar nga profili i kryetarit Gazmend Muhaxheri/Facebook)

Veprimtari Muhaxheri, i cili ndërroi jetë në nëntorin e vitit 2022, ishte 40 vite profesor në Gjimnazin e Pejës, ai qe edhe njëri ndër themeluesit e parë të LDK-së së Pejës, mëkëmbës i themeltarit dhe presidentit historik, Dr.Ibrahim Rugova për degën e saj në këtë komunë, subjekt ky që mblodhi rreth vetës figura pejane të ndritura e me namë, që t’i shërbej shoqërisë, ai ishte edhe kryetari i parë, për 15 vite me rradhë, nga 1990-2005, i subjektit të LDK-së në Pejë.

Gjithashtu, profesor Muhaxheri nga 1990-1997 ishte edhe lider, e udhëheqës i pakontestueshëm i të gjitha iniciativave politike të Pejës, të cilat përbëheshin nga subjekte politike, shoqata humanitare, si dhe organizime të tjera qytetare.

Për fund, për figurën e prof.Muhaxherit, si themeluesi i parë i LDK-së në Pejë, lirisht mund të thuhet se gjatë asaj periudhe ai kishte autoritetin, rolin dhe ndikimin pothuajse si të Presidentit Historik, Ibrahim Rugovës, në territorin e Pejës, ndërkohë që sot kur po flasim, subjekti që ai e drejtonte, LDK-ja qeverisë me Pejën, madje duke fituar 4 mandate me rradhë, pikërisht me nipin e tij, Gazmend Muhaxherin, i cili krahas kësaj është edhe kryetar i degës së LDK-së në Pejë./Pejanefokus.net.

LEXO EDHE: