ZRRE njoftoi se më 24 dhjetor 2025 ka zhvilluar takim koordinues me KEK-un, KOSTT-in, KEDS-in dhe KESCO-n, për të vlerësuar situatën e furnizimit me energji gjatë periudhës së fundvitit, kur konsumi rritet ndjeshëm.
Në takim u diskutuan sfidat dimërore, ngarkesat në rrjet dhe balancimi mes prodhimit, importit dhe konsumit. Operatorët prezantuan kapacitetet teknike dhe masat parandaluese, ndërsa ZRRE kërkoi përditësimin e planeve të menaxhimit të situatave të paparashikuara.
“Qytetarët të tregohen racionalë në përdorimin e energjisë, veçanërisht në orët e pikut,” thuhet në njoftimin e ZRRE-së.
https://www.facebook.com/share/p/1acRvrwVAS/
ZRRE saktëson se nuk ka dhënë garanci për furnizim të pandërprerë, por do të vazhdojë të monitorojë situatën dhe të bashkëpunojë me operatorët për të siguruar furnizim sa më të qëndrueshëm gjatë ditëve në vijim./Pejanefokus.net.
