LDK humb edhe në Pejë, Abdixhiku thërret Kuvendin

KQZ ka nisur publikimin e rezultateve të para nga zgjedhjet e parakohëshme parlamentare të mbajtura sot, e që sipas të dhënave preliminare, LDK ka pësuar humbje në të gjitha komunat e Kosovës, përfshirë edhe Pejën, ku tradicionalisht ka pasur mbështetje.

Lëvizja Vetëvendosje ka fituar bindshëm edhe në komunat e drejtuara nga LDK, përfshirë Prishtinën, Pejën, Lipjanin, Istogun, Dragashin dhe Junikun.

Me mbi 60% të kutive të numëruara, Vetëvendosje prin me 50.24%, PDK ka 20.20%, ndërsa LDK renditet e treta me 14.18%.

Ndërkohë, në një konferencë të mbajtur sonte, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka bërë thirrje për mbajtjen e Kuvendit të jashtëzakonshëm të partisë, pas rezultatit të dobët zgjedhor./Pejanefokus.net.

LEXO EDHE: