Kampionja olimpike nga Peja përfundon karrierën sportive

Kryetrajneri i xhudos, Driton Kuka, ka bërë të ditur se kampionja olimpike Nora Gjakova ka përfunduar zyrtarisht karrierën e saj sportive.

Ai ka përcjellë mesazhin e saj:

“Sot ne diten e fundit te vitit 2025 po e permbylli nje kapitull te rendesishem qe per mu ka qene e gjithe jeta ime deri tash,po e perfundoj karrieren time si sportiste.
Une jam rrit dhe kam marr fryme me sportin e xhudos dhe jom e lumtur qe e kom jetu andrren teme.
Sfidat,humbjet dhe fitoret do te mbesin vetem kujtime te paharrrueshme per mu sepse me kane bo nje nder sportistet me te sukssesshme shqiptare dhe mbi te gjitha njeriun qe jam sot.
Jam mirenjohese per kete rrugetim te bukur qe e kam pas dhe ndihem e permbushur me gjithçka qe kam arrite gjate ketyre 23 viteve karriere ne sport.
Faleminderit qe keni qene pjese e ketij rrugetimi: familjes per hapat e pare ne sport dhe per mbeshtetjen e vazhdueshme,Tonit qe me ngriti si sportiste deri ne titullin me te larte te Kampiones Olimpike,shokeve dhe shoqeve te Klubit Ippon ne Peje per çdo ndeshje e perkrahje,shtetit tim Kosoves🇽🇰per nderin edhe krenarine qe ma dha per me e perfaqesu dhe te gjithe shqipetareve kudo qe jane per perkrahjen nder vite”.- citohet të ketë shkruar Gjakova.

Ajo ka falënderuar të gjithë ata që i kanë qëndruar afër, ndërsa përfundon me:
“Drejt fillimeve dhe endrrave te reja…Gezuar 2026”/Pejanefokus.net.

LEXO EDHE: