Bashkimi e ka nisur me fitore çerekfinalen e Kupës së Kosovës ndaj Go+ Pejës, duke triumfuar 96-90, por ndeshja u shoqërua me incidente.

Takimi u ndërpre për disa minuta pas hedhjes së gjësendeve nga tifozët vendas, ku u lëndua basketbollisti i Pejës, Dardan Berisha, i cili u pa i gjakosur.
Nga KB Go+Peja u konfirmua se Berishës i është çarë koka.
Incidenti ndodhi gjatë ndeshjes së parë çerekfinale, ndërsa ndeshja e radhës do të zhvillohet në Pejë./Pejanefokus.net/Sport.
