Vëllaznimi ka fituar ndaj Pejës me rezultat 94-85, në kuadër të xhiros së 14-të të Superligës së Kosovës në basketboll.
Te gjakovarët u dallua Jericole Hellems me 21 pikë, ndërsa te Peja më efikasit ishin Cesare Edwards dhe Arti Hajdari me nga 18 pikë.
Pas 14 ndeshjeve të zhvilluara, Peja renditet e treta në Superligë, me 8 fitore e 6 humbje dhe 22 pikë, tek sa Vëllaznimi renditet i i shtati, me 5 fitore dhe me 19 pikë. /Pejanefokus.net
