Dr. Rifat Gjota ishte shkencëtari dhe pedagogu i mirënjohur nga Peja, i lindur më 5 maj 1939 në një familje të njohur zejtare, i cili la gjurmë në fushën shkencore, për të ndërruar jetë më 17 janar 2022, në moshën 82 vjeçare ndërsa u varros më 18 janar në varrezat e qytetit të tij të lindjes.
-Mbi njëzet vjet punoi në zbulimin e elektromotorit me veti shumë më të përparuara se ai i gjertanishëm, i cili kursen energjinë elektrike në përqindje të konsiderueshme, sikurse edhe sasinë e bakrit të nevojshëm për ndërtimin e tij.
-Zbulimet e veta i regjistroj (patentoj) në Amerik me emrin “US Patent 4710661 – Winding arrangement of a stator and/or rotor of a three-phase generator or electromotor with improved performances”, kurse mënyra e ndërtimit të këtyre elektromotorëve quhet “rifatizim”.
Esenca e zbulimit të Dr Rifat Gjotës qëndron në plotësimin e pështjellave me një pështjellë shtesë të çfazuar për 90 shkallë në hapësirë dhe në kohë. Me këtë arrihet zvogëlimi i forcave të harmoniqeve të kundërta dmth se lakorja e fushës rrotulluese i afrohet më tepër ideales. Kjo në praktik i bije kursim i mbi 5% të energjisë.
Motori i parë me fuqi 400 KW është duke punuar në elektroekonominë e Kosovës. Edhe shumë motorë të tjerë janë të ripshtjellur(rifatizuar) dhe punojn nëpër shumë fabrika dhe punishte të Kosovës.
Puna e Dr Rifat Gjotës në lëmin e Sferizimit është gjithashtu i rëndësishëm dhe hap një kapitull të ri në studimet matematikore e hapsinore të të gjithë asaj që ekziston në Hapsirën e pafundëme.
|www.pejanefokus.net|