Më 23 janar 2026, u shënuan plot 127 vite nga mbajtja e Kuvendit 6-ditësh të Lidhjes së Pejës, i njohur edhe si Kuvendi i Besëlidhjes Shqiptare.
Në këtë kuvend historik morën pjesë rreth 500 burra të shquar të kombit, nga të gjitha trojet shqiptare, të udhëhequr nga Haxhi Zeka, kryetari i Lidhjes.
Qëllimi kryesor ishte të kundërshtohej coptimi i tokave shqiptare, dhe në përfundim u miratua programi i kuvendit, i përbërë nga 11 pika, i cili u shpall me thirrjen e famshme: “Besa-Besë”.
Ky moment mbetet një simbol i unitetit dhe qëndresës së shqiptarëve për ruajtjen e tokës dhe të drejtave të tyre kombëtare./Pejanefokus.net.
