Pezullimi i Rregullores për orarin e punës në Pejë mund të ndikojë në të drejtat e punëtorëve në sektorin privat

Për portalin Peja në Fokus: Prof. Ass. Dr. Valdrin Misiri – Profesor në fushën e Ekonomiksit në Universitetin “Haxhi Zeka” në Pejë.

Duke u bazuar në rrethanat dhe situatën aktuale në lidhje me pezullimin e Rregullores së Orarit të Punës për Veprimtaritë Ekonomike në Komunën e Pejës, kësaj rregulloreje mund them se mund të ketë qenë e motivuar nga faktorë të ndryshëm, si arsye të ndryshme ekonomike, presione nga bizneset ose nga ana e punëtoreve dhe në anën tjetër marrja në konsideratë e çështjeve praktike si ndryshimi i kushteve apo faktorëve të tjerë ekonomik.

Megjithatë, niveli në të cilën të drejtat e punëtorëve mund të jenë shkelur nga ky pezullim varet nga rrethanat e ndryshme specifike.

Ne e dimë shumë mirë qw ekziston bazë ligjore, ku punëtorët mund të kenë drejtë që të punojnë me një orar të arsyeshëm pune e cila përfshin periudha të caktuara pushimi.

Nëse pezullimi i rregullores rezulton që punëtorët të detyrohen të punojnë të dielave dhe festave zyrtare pa kompensim ose pushim të mjaftueshëm, atëherë mund të përbëjë shkelje të të drejtave të tyre.

Megjithatë, nëse pezullimi është i përkohshëm dhe merren masa për të siguruar që punëtorët të mos mbingarkohen ose të shfrytëzohen gjatë kësaj periudhe, kjo nuk mund të përbëjë domosdoshmërisht shkelje të të drejtave të tyre.

Prandaj, është shumë e rëndësishme që të vlerësohet situata aktuale rast pas rasti dhe të shikohet me kujdes ndikimi i saj tek punëtorët, para se të nxirret ndonjë përfundim i saktë në lidhje me të drejtat e tyre.

Si përfundim, mund të konstatoj se pezullimi i rregullores që përcakton orarin e aktiviteteve ekonomike në Pejë mund të ndikojë potencialisht në të drejtat e punëtorëve në sektorin privat, por do duhet dhe do të ishte e nevojshme një analizë e plotë e rrethanave dhe masave specifike për të përcaktuar nëse të drejtat e tyre janë shkelur apo jo./Pejanefokus.net