Ankthi dhe e ardhmja – Si të menaxhoni ?

Përktheu: Yll Avdijaj – Psikolog | Asociacioni Kosovar për Psikoterapi Trupore NOKTA

Ankthi vjen nga shumë fokus në të ardhmen dhe jo mjaftueshëm te e tashmja. – Ju jeni këtu tani, në të tashmen dhe mendja juaj po projekton në një të ardhme imagjinare dhe po parashikon më të keqen. Ju mund të planifikoni për të ardhmen duke qëndruar ende të pranishëm në të tashmen. 

E kaluara dhe e ardhmja janë vetëm projeksione të mendjes. – Gjithçka që ekziston është ky moment tani.

Vëzhgoni mendjen tuaj nga vetëdija juaj e ndërgjegjshme dhe vini re pa gjykuar se sa shpesh është mendja juaj në të kaluarën ose të ardhmen.

Ne mund të mësojmë nga e kaluara, në mënyrë që të mos bëjmë të njëjtat gabime në të ardhmen, por këtë e bëjmë tani.

Nëse e shohim të ardhmen si më të mirë se tani, kemi një pritje të këndshme. – Nëse e shohim të ardhmen më keq se tani, kemi shqetësim.

Ekziston një kontradiktë në dëshirën për të qenë plotësisht i sigurt në një univers, thelbi i të cilit është i përkohshëm, në fluks dhe gjithnjë në ndryshim.

Ju dëshironi të jeni të sigurt për atë që do të ndodhë në të ardhmen dhe mendoni se duke u shqetësuar për të ardhmen ju mbroni veten nga gjërat e këqija që ndodhin. – Kjo është pjesë e çrregullimit të ankthit të përgjit hësuar dhe çrregullimit obsesiv-kompulsiv. Gjëja që duhet të bëni është të përqendroheni në këtë moment në të tashmen tani, duke e zhvendosur vëmendjen tuaj ndërgjegjësuese në frymëmarrjen tuaj.

Atëherë mos mendoni se diçka nuk shkon me trupin tuaj të brendshëm ose me frymëmarrjen, pasi ky është i njëjti zë shqetësimi që vjen nga dera e pasme.

Sa herë që shikoni mendjen tuaj duke rrëshqitur në të kaluarën ose të ardhmen, hyni në të tashmen duke u përqendruar në frymëmarrjen tuaj brenda.

Pastaj përdorni perceptimet tuaja shqisore për të vënë re atë që është e pranishme rreth jush me shikimin, nuhatjen, shijen, prekjen dhe zërin.

Ju gjithmonë mund të merreni me momentin e tanishëm në të tashmen.

Ajo me të cilën nuk mund të përballesh është parashikimi i mendjes së një të ardhmeje imagjinare që as që ekziston.

Siç thashë, ju mund të planifikoni në mënyrë racionale për të ardhmen tani pa humbur momentin e tanishëm.

Kur të keni mbaruar planifikimin, atëherë rifutni fuqinë dhe paqen tuaj brenda së tashmes.

Ka gëzim dhe fuqi të madhe në të tashmen (është aty ku jetojnë të gjitha pemët dhe lulet, oqeanet, yjet dhe kafshët).