Me rastin e 15 Marsit – Ditës Ndërkombëtare të Konsumatorit, Universiteti “Haxhi Zeka” në Pejë organizoi një tryezë diskutimi mbi temën: “Të drejtat e njeriut dhe konsumatori në Kosovë: korniza ligjore dhe sfidat e zbatimit”.
Aktiviteti mblodhi përfaqësues të institucioneve të drejtësisë, sektorit privat, shoqërisë civile, akademikë dhe studentë, me qëllim të forcimit të dialogut ndërinstitucional dhe ndërsektorial për mbrojtjen e konsumatorëve.
Pjesëmarrësit trajtuan çështje si mashtrimet ndaj konsumatorëve, sfidat e drejtësisë komerciale, roli mbikëqyrës i institucioneve dhe përgjegjësia sociale e bizneseve.
Në përmbyllje u theksua se mbrojtja e konsumatorëve kërkon bashkëpunim të koordinuar ndërmjet institucioneve shtetërore, sektorit privat, akademisë dhe shoqërisë civile, për të garantuar zbatimin efektiv të ligjit dhe besimin e qytetarëve në treg.
Universiteti “Haxhi Zeka” theksoi rëndësinë e debatit publik dhe edukimit për të drejtat e konsumatorëve, duke kontribuar në avancimin e standardeve ligjore dhe institucionale në Kosovë./Pejanefokus.net
