“Hansi” mjeshtri nga Peja – Dora që flet me arin

Nëse s’e njeh personalisht, lehtë mund të mendosh se është një i huaj në qytet. Por “Hansi” është pseudonim familjar për Shkëlqim Tanushin – një djalë i ri që punon me përkushtimin e një mjeshtri të vjetër.

I angazhuar në këtë zanat prej 13 vitesh, ai e mësoi punën dorë më dorë nga mjeshtri Roland Bardhi – “Roli”, duke ndërtuar një stil të veçantë që bashkon traditën me modernen.

Prej dy vitesh, Hansi punon në Q.T. “Burma”, ku çdo copë ari që kalon në duart e tij trajtohet me kujdes dhe saktësi maksimale. Për të, ari nuk është thjesht metal – por një histori personale që merr formë.

Te Hansi mund të gjeni:
– Pikje të arit
– Rregullim dhe përshtatje unazash
– Riparim të aksesorëve
– Punime të personalizuara sipas dëshirës

Dora e tij është e re, por e saktë si e një mjeshtri të vjetër. Dhe kjo është ajo që e bën të veçantë – pasioni për zanatin dhe respekti për çdo detaj./Pejanefokus.net./Pejabiznes.

LEXO EDHE: