Banorët e rrugës “Ramë Lajqi” në lagjen “Kalaja” ankohen se rruga e tyre i ngjason një pishine sa herë që bie shi, pas largimit të kubëzave përpara dimrit dhe mungesës së rregullimit.
Agron Nikçi, drejtor i Shërbimeve Publike në Komunën e Pejës, tha për Peja në Fokus se ndërtimi i rrugës bëhet pjesë e projektit dyvjeçar për rrugët e qytetit.
Vonesat lidhen me kyçjen e disa shtëpive në kanalizim dhe kufizimet e asfaltimit gjatë dimrit. Ai shtoi se përfundimi pritet gjatë muajit prill.
Portali ka pyetur edhe mbi ecurinë e punimeve në trotuaret nga udhëkryqi i semaforëve në drejtim të “Urës së gurit”.

Nikçi njoftoi po ashtu se punimet në trotuaret e rrugës “Eliot Engel” ecin ngadalësisht për shkak të kyçjes së bizneseve në rrjetin e kanalizimit, por edhe këto pritet të përfundojnë këtë muaj./Pejanefokus.net/Videos
