Paralajmëron Spitali i Pejës: Vetë-diagnostikimi rrezikon shëndetin

Shumë persona kërkojnë në internet diagnoza për simptomat e tyre para se të konsultohen me mjekun, por vetë-diagnostikimi mund të jetë i rrezikshëm.

Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka paralajmëruar se informacioni i pakontrolluar mund të çojë në diagnoza të gabuara, vonesë në trajtim, ankth dhe përdorim të rrezikshëm të barnave.

Qytetarët këshillohen të informohen nga burime të besueshme dhe të konsultohen gjithmonë me mjekun për çdo shqetësim, pasi kujdesi i duhur fillon me diagnozë të saktë.

“Mjeku familjar dhe Spitali i Përgjithshëm në Pejë ofrojnë shërbime mjekësore ku profesionistët janë në dispozicion për çdo konsultë,” thuhet në reagim./Pejanefokus.net.

LEXO EDHE: