Ironia e madhe: pse një çiklist “nuk i hyn në punë” ekonomisë?

Në një botë ku gjithçka matet me konsum, një njeri që shpenzon më pak shpesh shihet si “më pak i dobishëm” për ekonominë.

Në këtë logjikë absurde, një çiklist bëhet problem: nuk blen makinë, nuk merr kredi, nuk paguan karburant, sigurime apo mirëmbajtje.

Madje, nuk shkakton as aksidente të mëdha dhe nuk ka nevojë për rrugë të kushtueshme.

Edhe më tej shkon ironia – njerëzit e shëndetshëm.

Ata nuk blejnë ilaçe, nuk frekuentojnë spitalet dhe rrallë kontribuojnë në industrinë e shërbimeve shëndetësore.

Por çfarë tregon kjo në të vërtetë?

Se ndoshta problemi nuk është tek biçikleta apo tek mënyra e jetesës së shëndetshme, por tek mënyra si e kemi ndërtuar sistemin tonë ekonomik – një sistem që shpesh shpërblen konsumimin, e jo mirëqenien.

Në fund, mbetet një pyetje e thjeshtë:

A duhet ta masim zhvillimin me sa shpenzojmë, apo me sa mirë jetojmë?/Pejanefokus.net.

LEXO EDHE: