Siguria në punë nën lupë: Përgatitje për aksionin emergjent në gjithë Kosovën

Ministria e Punës, Familjes dhe Vlerave të Luftës ka nxjerrë vendim për masa emergjente me qëllim rritjen e sigurisë dhe shëndetit në vendet e punës, sidomos në sektorët me rrezik të lartë si ndërtimtaria.

Vendimi, i nënshkruar nga ministri Andin Hoti, parasheh një aksion intensiv të Inspektorati Qendror i Punës në të gjithë Republika e Kosovës.

Pikat kryesore:

– Aksion inspektimi 15-ditor në gjithë vendin;

-Kontrole edhe gjatë fundjavave dhe festave;

– Ndërprerje e menjëhershme e punës për shkelësit;

– Masa ndëshkuese dhe mbyllje të përkohshme të subjekteve;

– Rotacion i inspektorëve për shmangie të konfliktit të interesit;

– Formim i Task-Forcës me Policia e Kosovës dhe institucione tjera;

– Publikim i të dhënave çdo 48 orë për transparencë;

Vendimi ka hyrë në fuqi menjëherë dhe pritet të rrisë kontrollin në terren, si dhe të ndikojë në uljen e aksidenteve në vendin e punës./N’Fokus+/Pejanefokus.net/

LEXO EDHE: