Zjarri përfshin vilën në Rugovë – fatmirësisht pa pasoja në njerëz

Një vilë private është përfshirë nga flakët në zonën e njohur si “Lagja e Kaprojve”, në fshatin Reke e Allagës, duke shkaktuar dëme materiale.

Sipas pronarit Safet Nikçi, i cili duke folur për portalin ‘Peja në Fokus’, dyshohet se shkaku i zjarrit ka qenë energjia elektrike, ndërsa rrethanat e sakta pritet të sqarohen nga autoritetet përkatëse.

Fatmirësisht nuk ka pasur viktima dhe as të lënduar, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e zjarrfikësve, të cilat kanë intervenuar për lokalizimin dhe shuarjen e flakëve./Pejanefokusvideos/

LEXO EDHE: