Derbi lokal në Pejë mbyllet pa fitues

Një përballje e fortë mes Besës dhe Rilindjes ka përfunduar pa fitues, 1:1, në kuadër të javës së 30-të në Raiffeisen Ligën e Parë.

Në fushën e Brestovikut, dy rivalët lokalë luftuan fort për çdo top, në një ndeshje ku pesha e pikëve ishte enorme për mbijetesën.

Emocionet nuk munguan, por në fund skuadrat u ndanë me nga një pikë.

Dueli bëhet edhe më dramatik kur shihet tabela – të dy ekipet kanë nga 29 pikë.

Besa mban pozitën e 15-të, ndërsa Rilindja është menjëherë pas saj në vendin e 16-të.

Me vetëm pak javë deri në fund, çdo pikë tashmë mund të jetë vendimtare./Pejanefokus.net/Sport.

LEXO EDHE: