Njohësi i çështjeve zgjedhore, Eugen Cakolli, ka deklaruar se me shpërndarjen e Kuvendit, vendi ka hyrë në një fazë të re institucionale ku Qeveria konsiderohet në dorëheqje dhe kompetencat e saj janë të kufizuara.
Sipas tij, Ushtruesja e Detyrës së Presidentit ka afat 10 ditë për të caktuar datën e zgjedhjeve, ndërsa zgjedhjet e parakohshme duhet të mbahen brenda 30 deri në 45 ditë nga shpërndarja e Kuvendit.
Cakolli thekson se gjatë kësaj periudhe, Qeveria nuk mund të propozojë projektligje të reja, strategji apo marrëveshje që kërkojnë miratim parlamentar.
Po ashtu, sipas tij, të gjitha projektligjet në procedurë në Kuvend rikthehen në pikën zero, ndërsa raportet e institucioneve të pavarura mbesin pa shqyrtim deri në konstituimin e legjislaturës së re.
“Pra, deri në krijimin e institucioneve të reja, shteti do të jetë në një pauzë institucionale”, ka shkruar Cakolli./Pejanefokus.net/N’Fokus+/
