FC Besa Peja, që garon në Ligën e Parë të futbollit kosovar, renditet në pozitën e 13-të me 32 pikë, aq sa ka edhe Rilindja në vendin e 14-të.
Pas sigurimit matematikor të mbijetesës ka reaguar kapiteni Donart Sheqerolli, i cili falënderoi lojtarët, stafin dhe drejtuesit e klubit për angazhimin gjatë sezonit.
Ai tha se skuadra kishte vetëm 8 pikë pas pjesës së parë të sezonit, por arriti të rikthehet dhe ta sigurojë qëndrimin në ligë.
“Pak njerëz besun që kjo skuadër mundet me u shpëtu. Shumë skepticizëm, shumë dyshime, por në fund ky grup e bani të pamundurën të mundur”, ka shkruar Sheqerolli. /Pejanefokus.net/Sport/
