Gresa Bakraçi thyen rekordin shtetëror në 10 kilometra

Gresa Bakraçi ka arritur sukses të madh në arenën ndërkombëtare, duke thyer rekordin shtetëror në garën 10 kilometra gjatë një eventi të mbajtur në Shkup.

Në konkurrencë me 428 atletë nga vende të ndryshme, Bakraçi doli e para në garë, duke lënë pas edhe kampionen ballkanike nga Serbia.

Ajo përmirësoi rekordin e mëparshëm shtetëror prej 35 minuta e 32 sekonda, duke e përfunduar garën 14 sekonda më shpejt.

Për arritjen historike, atletja kosovare u përgëzua edhe nga Ministria e Sportit dhe Rinisë. /Pejanefokus.net/Sport/

LEXO EDHE: